E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Pusho në paqe Engjëll i vogël” JULEN
Publik News

“Pusho në paqe Engjëll i vogël” JULEN

Pas 13 ditëve kërkimi, minatorët kanë mundur të lokalizojnë trupin e pajetë të Julen Rosello-s, i cili u rrëzua në një pus të thatë më 13 janar.

Edhe pse nga vogëlushi nuk kishte pasur kurrë shenja jete, prindërit dhe, të gjithë ata që e ndoqën rastin po shpresonin për një mrekulli.

Por, pas një pune të pandërprerë nën tokë, minatorët u dhanë prindërve lajmin e hidhur se fëmija nuk kishte mbijetuar.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, dyvjeçari mund të ketë humbur jetën që ditën e parë kur u rrëzua, pas pusi ishte rreth 100 metra i thellë dhe i vogli bëri një rënie të lirë për 75 metra.

Pasi u mor vesh lajmi i hidhur, njerëz nga e gjithë bota i janë drejtuar rrjetit për t’i shprehur ngushëllime familjes.

Në mënyrë masive janë shpërndarë edhe karikatura që tregojnë Julen-in, në fund të pusit bashkë me një engjëll që e mbron.

Edhe pse shpresat ishin të pakta, babai i fëmijës ishte shprehur gjatë kërkimeve:

Ka akoma shpresë. Ne kemi një engjëll mbrojtës dhe ai po kujdeset për Julen-in.”

Të shumtë janë ata që tashmë thonë se vogëlushi është duke përqafuar vëllain e tij të madh, që u nda nga jeta kur ishte vetëm3-vjeç, pas problemeve me zemrën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.