E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushtimi rus ndryshon edhe axhendën e Champions League, finalja zhvendoset nga Shën Petersburg
Publik News

Pushtimi rus ndryshon edhe axhendën e Champions League, finalja zhvendoset nga Shën Petersburg

Finalja e Ligës së Kampionëve fillimisht ishte caktuar të luhej në qytetin e lindjes së Vladimir Putin, Shën Petersburg në muajin maj, por pas pushtimit rus UEFA ka vendosur qe te luhet ne “Stade de France” ne Paris.

1

Vendimi për të zhvendosur finalen e nje nga kompeticionet me te rëndësishme te futbollit u mor në një takim urgjent të organit drejtues të futbollit evropian sot.

Kjo vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nisi dje një pushtim ushtarak të Ukrainës fqinje.

Rusia dhe Ukraina gjithashtu ishin planifikuar të luanin ndeshje të play-off të Kupës së Botës në mars, por FIFA tha se situata mes tyre do të monitorohej.

“UEFA dëshiron të shprehë falënderimet dhe vlerësimin e saj për presidentin e Republikës Franceze Emmanuel Macron për mbështetjen dhe angazhimin e tij personal që loja më prestigjioze e futbollit evropian të klubeve të zhvendoset në Francë në një kohë krize të pashembullt”, thuhet ne deklarate.

UEFA tha gjithashtu se ndeshjet në “shtëpi” të klubeve dhe kombëtareve ukrainase dhe ruse që garojnë në garat e UEFA-s do të luhen në vende neutrale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.