E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushuesit mbi 6 orë në trafik në Shëngjin-Rruga e Kombit
Lajme

Pushuesit mbi 6 orë në trafik në Shëngjin-Rruga e Kombit

Largimi i pushuesve nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar kaos dhe trafik të rënduar gjatë mbrëmjes së sotme, edhe në Rrugën e Kombit.

Segmenti më problematik është paraqitur nga Balldreni, Miloti dhe deri në Rrëshen, ku janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh.

Rrugët që përshkojnë Lezhën janë përballur me kaos që prej orëve të mesditës, pasi stuhia e shiut që përfshiu zonën detyroi shumë pushues të largoheshin menjëherë nga bregdeti, kryesisht ata kosovarë.

Rreth orës 14:00 një numër i madh i tyre nisi të largohej nga plazhet, por u përballën me kaosin në trafik dhe radhën e gjatë.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve. Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.