E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Puthje dhe përqafime, Donaldi dhe Beatrix shijojnë darkën romantike
Lajme

Puthje dhe përqafime, Donaldi dhe Beatrix shijojnë darkën romantike

Donaldi dhe Beatrix po shijojnë një darkë romantike në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në këtë darkë ata u folën rreth ndjenjave për njëri-tjetrin. Në një moment qetësie, Donaldi e puthi Beatrix-ën.

Pas puthjes Beatrix tha se është një situatë shumë e sikletshme dhe duhet marrë një vendim, ndërsa Donaldi tha se kjo situatë e ka lodhur dhe do të bëjë diçka për veten.

Dyshja më e komentuar e ditëve të fundit është edhe Donaldi dhe Beatrix. Spektaklin e sotëm ata u përpoqën t’i japin fund njëherë e mirë dilemave mbi afrimitetin e tyre.

Pasi ndoqën një klip me momentet më të bukura të marrëdhënies së tyre, Donaldi vendosi që të shuajë përfundimisht zërat në publik.

‘’Unë e di që Beatrix ka një siklet për këtë çështje por sot dua të them që unë do bëj çfarë të dua, dhe ajo që dua është kjo’’,- tha ai duke vulosur gjithë spekullimet mes banorëve dhe në publik.

Nëpërmjet kësaj deklarate Donaldi lë të nënkuptohet se do të fokusohet totalisht tek raporti i tij me Beatrix duke lënë pas edhe një histori të pambyllur me moderatoren Bora Zemani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.