E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin i uron shërim të shpejtë kryeministrit Johnson : Energjia, optimizmi dhe sensi i humorit do ta ndihmojnë të mposhtë sëmundjen
Publik News

Putin i uron shërim të shpejtë kryeministrit Johnson : Energjia, optimizmi dhe sensi i humorit do ta ndihmojnë të mposhtë sëmundjen

Presidenti rus Vladimir Putin ditën e sotme i ka uruar kryeministrit britanik Boris Johnson shërim të shpejtë.

Putin ka thënë se optimizmi dhe sensi i tij i humorit do ta ndihmojnë atë të bëhet mirë dhe të dalë fitues në këtë betejë.

“Unë do të doja të shprehja mbështetjen time të sinqertë në këtë moment të vështirë për Kryeministrin Johnson. Jam i sigurt se energjia, optimizmi dhe sensi juaj i humorit do të ndihmojnë në mposhtjen e sëmundjes,” është shprehur Putin.

Kujtojmë që Boris Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars, ndërsa mbrëmjen e djeshme u detyrua të shtrohej në spital, pasi kishte simptoma të forta të virusit. E infektuar me koronavirus është edhe e fejuara shtatzënë e Johnson, por ajo nuk ka patur simptoma të forta, dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Së fundmi edhe gjendja e Johnson është stabilizuar pasi ai po merr frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.