E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Putin njoftoi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë provë
Bota

Putin njoftoi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, reagon Shtëpia e Bardhë: Nuk ka asnjë provë

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas deklaratës së presidentit rus, Vladimir Outin për vendosje e armëve bërthamore në Bjellorusi. Koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se nuk ka asnjë provë deri më tani që Rusia të ketë dërguar armët atomike në Bjellorusi, ashtu siç pretendoi Putin.

“Nuk kemi parë asnjë tregues se ai ka përmbushur këtë premtim, ose ka lëvizur ndonjë armë bërthamore”, tha Kirby.

Bjellorusia, e cila është një nga aleatët më të afërt të Moskës, ka ndihmuar Rusinë të niste agresionin e saj ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022, duke i lejuar Kremlinit të hyjnë në vend nga veriu.

Putin deklaroi se, Moska kishte transferuar tashmë një sistem raketash me rreze të shkurtër veprimi Iskander, një pajisje që mund të pajiset me koka bërthamore ose konvencionale, në Bjellorusi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.