E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pyetet për Vangjush Dakon, Prela-gazetarëve: Erdha për të folur vetë, jo për ju…
Lajme

Pyetet për Vangjush Dakon, Prela-gazetarëve: Erdha për të folur vetë, jo për ju…

Rreth orës 13:30, zyra e shtypit e Prokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela njoftoi një dalje për mediat lidhur me dosjen 339, përgjime të së cilës u publikuan nga BILD duke shkaktuar një tërmet në politikën shqiptare.

Konferenca u zhvillua 90 minuta më vonë dhe ishte vetë Prela, ajo e cila foli para gazetarëve. Foli, për në të vërtetë nuk tha asgjë… Për disa minuta, Prela lexoi një deklaratë duke bërë asgjë më shumë se sa një rezyme të dosjes 339. Histori të stërthëna .

Në fund të deklaratës, gazetarët i drejtuan pyetje drejtueses së Krimeve të Rënda, por Prela nuk u përgjigj. Një prej tyre ishte lidhur me pozicionin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako: A është person në hetim? A është marrë i pandehur?

Këtyre pyetjeve dhe të tjera në interes të publikut, Prela u bëri bisht.

“Kjo ishte ajo që donim të ndajmë me ju, njoftimi ka qenë për deklaratë me mediat”, u shpreh e më pas u largua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.