E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pyetja e gazetarit për Trump:  A e nisët si diktator që ditën e parë?
Lajme

Pyetja e gazetarit për Trump: A e nisët si diktator që ditën e parë?

Një nga gazetarët ka vendosur me “shpatulla pas muri” Presidentin Donald Trump në ditën e tij të parë të punës në Zyrën Ovale, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

“A ke qenë diktator që nga dita e parë?”, ishte pyetja që e bëri Trump disi të tensionohej, ndërsa përgjigja që e pasoi ishte: “Unë jam pikërisht e kundërta”.

Pyetja lidhej me një deklaratë të bërë më herët nga Trump në prag të zgjedhjeve, kur tha se nuk do të sundojë si diktator, “përveç ditës së parë”.

Republikani nxitoi ta mohonte karakterizimin e gazetarit, duke hedhur sërish “kunja” drejt demokratëve.

“Jo, jo… as që mund ta imagjinoj, jam krejt e kundërta. Unë besoj në shenjtërinë e votës. Demokratët e bënë se vodhën si qentë, por unë besoj në shenjtërinë e votës. Dhe ajo që ndodhi në zgjedhjet e fundit ishte shumë e madhe, ishte shumë e madhe për t’u ringritur”, tha Presidenti.

Donald Trump filloi mandatin e tij të dytë si President i Shteteve të Bashkuara me një humor gjithëpërfshirës, duke nënshkruar dhjetëra urdhra ekzekutivë në një kohë të shkurtër për një gamë të gjerë çështjesh.

Nga masat e imigracionit dhe riemërimi i Gjirit të Meksikës deri te tërheqja nga marrëveshja për klimën dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, Trump hodhi firmën në një sërë vendimesh, madje duke falur mbështetësit e tij që sulmuan Capitol Hill në 2021, e duke shfuqizuar gjininë e tretë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.