Qarku i Korçës me reshje të dendura dëbore paralizohet lëvizja e kamionëve nga Kapshtica
Rikthimi i reshjeve të Dëborës në qarkun e Korçës ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Policia informon drejtuesit e kamionëve se pala greke ka ndaluar kalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë në pikën kufitare të Kapshticës.
Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i këtyre mjeteve, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.
Policia njofton se të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore, si dhe i bën apel drejtuesve të mjeteve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.
“Duke qenë se territori i qarkut Korçë, është përfshirë nga reshje bore të dendura dhe me qëllim shmangien e problematikave në qarkullimin e mjeteve, informojmë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë (kamiona), se nga autoritetet e policisë greke, në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të kësaj kategorie në drejtim të Greqisë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe në akset Qafë Thanë-Lin-Pogradec; Qafë Thanë-Përrenjas-Elbasan.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Korçë, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Të gjitha akset rrugore kryesore aktualisht janë të kalueshme, vetëm me pajisje dimërore.
Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me qëllim që të mos krijojnë pengesa për borëpastrueset e firmave nënkontraktore në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



