E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qarkullonte me “Benz” të blinduar, shoqërohet në Polici Safet Bajri
Lajme

Qarkullonte me “Benz” të blinduar, shoqërohet në Polici Safet Bajri

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka ndaluar mbrëmjen e sotme Safet Bajrin. Kjo pasi është kapur teksa qarkullonte me një mjet të blinduar, por pa autorizim. Sipas ‘bluve’ të Shkodrës, ndaj Bajrit u vendos gjobë, e po ashtu iu bllokua edhe makina tip “Mercedes Benz”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Qarkullonte me "Benz" të blinduar, shoqërohet në Polici

Mjeti i blinduar

Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent. Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit.

Safet Bajri u arrestua në vitin 2018 në kuadër të operacionit “Oazi” gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s të koduar “Oaz”, që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Por u lirua vetëm 1 vit më parë, pasi e kreu dënimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.