Qëllohet me armë në ajër, një grup të rinjsh konfliktohen afër QSUT, sherr për një vajzë
Një konflikt është regjistruar rreth orës 3 të mesnatës në afërsi të spitalit Nënë Tereza, përballë një lokali. Mësohet se 2 grupe te rinjsh janë konfliktuar me njeri-tjetrin, ndërsa njeri prej tyre ka qëlluar me armë në ajër, por nuk është lënduar njeri.
Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç ka marre një dëmtim të lehtë në këmbë sepse është rrëzuar. Është thënë se shkak i konfliktit mes 2 grupeve te të rinjve ka qenë një djalë, i cili ka ngacmuar të afërmen e një djali të grupit tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



