E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna
Lajme

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna

Një incident i rëndë është regjistruar në lagjen luksoze Beverly Hills në Los Angeles, ku një grua ka qëlluar me armë zjarri drejt rezidencës së këngëtares së famshme Rihanna.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, policia u njoftua pas të shtënave që u dëgjuan në zonë. Hetimet paraprake tregojnë se rreth 10 plumba janë qëlluar nga një makinë e parkuar përballë portës së shtëpisë së artistes. Të paktën një prej plumbave ka depërtuar në murin e banesës.

Në momentin e incidentit, Rihanna ndodhej brenda në shtëpi, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Autoritetet kanë arrestuar një grua rreth 30 vjeç, e cila dyshohet se është përgjegjëse për të shtënat. Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta dhe policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Deri më tani, as Los Angeles Police Department dhe as përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare për incidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.