Qëllohet me armë zjarri te shkolla “Çajupi” në Tiranë, 4 persona përfundojnë në spital
Mësohet si si pasojë e sherrit katër persona kanë përfunduar të lënduar në spital.
Po ashtu mësohet se njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat dy persona. Po ashtu në vendngjarje është sekuestruar edhe një armë zjarri pistoletë.
Nga informacionet paraprake ngjarja nuk dyshohet të ketë lidhje me shkollën “Andon Zako Çajupi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



