E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëllohet me thikë në bark dhe në fyt 55-vjeçari në Fier
Lajme

Qëllohet me thikë në bark dhe në fyt 55-vjeçari në Fier

Një burrë është goditur me thikë në vendin e tij të punës nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë ndërsa  55-vjeçari Petraq Gjika ka qenë i ulur në një lokal pranë vendit të punës në vendin e quajtur “Grecalli”.

Dikush i është afruar dhe e ka goditur disa herë më thikë.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit dhe është në gjendje të rëndë.

55-vjeçari ka marrë plagë të shumta në disa pjesë të trupit, në bark dhe në fyt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.