E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlloi gruan me thikë :  Policia e Elbasanit e shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen
Lajme

Qëlloi gruan me thikë : Policia e Elbasanit e shpall në kërkim të dyshuarin për vrasjen

Policia e Elbasanit është vënë në kërkim të 37-vjeçarit Ramiz Mici, i cili qëlloi për vdekje me thikë gruan me të cilën bashkëjtonte, Jemira Elezin, në të njëjtën moshë. Fotografia e autorit është marrë nga rrjetet sociale. Sipas burimeve, shkak i vrasjes ka qënë xhelozia. Pas krimit, Mici është arratisur nga shtëpia ku kreu vrasjen dhe Policia është duke krehur zonën për gjetjen e tij.

Ramiz Mici ishte nga Selita e Mollasit, i divorcuar, me dy fëmijë. Kurse viktima, Jetmira Elezi, kishte një vajzë të mitur nga martesa e parë. Ata jetonin me qira në shtëpinë në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

Pronarja e banesës me qira ku ndodhi krimi i rëndë në Elbasan, ku Ramis Mici vrau bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, ka treguar se si e mësoi ngjarjen.

Leme Zdrava tha në një intervistë se 5 ditë më parë në shtëpinë e tyre ka ardhur policia, ndërsa viktima kishte kërkuar urdhër mbrojtje.

Ata jetonin në kat të dytë, secili dhomë më vete. Ai erdhi si fillim i pari në shtëpi, e dha qiranë. Më pas erdhi zonja. Ndenjën mirë, nuk kishin probleme. Nuk kishin asnjë problem. Me pas erdhi policia, aty mësova se kishte marr urdhër mbrojtje. Me tha se do ikte. Unë nuk i mora lekë më se më erdhi keq, pasi e pashë me një vajzë. Ajo punonte me dy turne, ishte e urtë. Ajo do ikte sot nga kjo shtëpi, se tha që vajzën e kishte afër me shkollë atje ku punonte.”, tha ajo.

 

Sips njoftimit paraprak nga Policia:

“Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Skenderbej”, Elbasan dyshohet se shtetasi E.M., 37 vjeç , ka goditur me thikë, bashkëjetuesen e tij shtetasen Jetmira Elezi, 37 vjeçe. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.