E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlloi me plumb në kokë partneren rumune sapo 29-vjeçarja u kthye nga puna, zbardhet dëshmia shqiptarit
Lajme

Qëlloi me plumb në kokë partneren rumune sapo 29-vjeçarja u kthye nga puna, zbardhet dëshmia shqiptarit

Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar i cili vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes.

Kur policia shkoi në vendngjarje, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares në një pellg gjaku.

Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas mediave greke, ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”.

Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Gentian Mino

Gentian Mino

Si ndodhi vrasja?

Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari po e priste dhe kishte konsumuar alkool.

Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ka qenë vetë autori i cili ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ndërsa ka rrëfyer krimin para hetuesve.

Arma me të cilën Gentian Mino vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet.

Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga viktima apo ndonjë grua tjetër.

29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan në qendër të Heraklion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.