Qëlloi për vdekje me armë gjahu shokun pa dashje
Kjo është foto e Klodian Kolës, 27-vjeçarit që dyshohet se qëlloi për vdekje me armë gjahu shokun pa dashje. Mbrëmjen e djeshme Kola kishte dalë për gjah me Elidon Bashën 22-vjeç. Rreth orës 23:30 ai ka qëlluar pa dashje të riun.
Sipas Policisë, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi Klodian Kola së bashku me shtetasin Elidon Basha kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte, ku për pasojë 22 vjeçari Basha është plagosur.
Dyshohet se nga pakujdesia 27 vjeçari Klodian Kola ka plagosur shokun e vet, i cili është trasportuar me urgjencë në spitalin e Tiranës, por fatkeqësisht ka humbur jetën rrugës, dhe në orën 03.30 të mëngjesit të sotëm ka mbërritur i vdekur.
Shoku i Elidon Bashës është shoqëruar në Polici dhe po merret në pyetje, ndërsa në vendin ku Klodian Kola plagosi aksidentalisht 22 vjeçarin, u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



