E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qëlluan me sëpatë gruan e xhaxhait/ Kapet 28-vjeçari, në kërkim i ati dhe vëllai
Publik News

Qëlluan me sëpatë gruan e xhaxhait/ Kapet 28-vjeçari, në kërkim i ati dhe vëllai

Polica e Durrësit ka ndaluar të dielën njërin prej tre autorëve të dyshuar të dhunimit të së afërmes së tyre pas një konflikti për pronën.

Admir Koleci, 28 vjeç, banues në Manëz, është ndaluar pasi bashkë me të vëllanë dhe të atin, kanë dhunuar gruan e xhaxhait, 55-vjeçaren Qefsere Koleci.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Medi Koleci, 61 vjeç, (Babai i 28-vjeçarit) dhe Algert Koleci32 vjeç.

NJOFTIMI I PLOTË

Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ” Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare“ e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.