E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qen bir qeni’, Grida Duma ‘bashkohet’ me sharjet kundër Ramës në Elbasan
Publik News

Qen bir qeni’, Grida Duma ‘bashkohet’ me sharjet kundër Ramës në Elbasan

Kandidatja për deputete e PD-së, Grida Duma ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku militantët e PD-së i drejtojnë sharje të ndryshme kryeministrit Edi Rama.

Gjatë paradites së sotme Rama dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha vizituan në të njëjtën kohë qendrën e qytetit të Elbasanit ku po festohet masivisht Dita e Verës.

Pas thirrjeve “Rama ik” nga militantët e Partisë Demokratike, militantët e PS-së u kundërpërgjigjen me sharje të rënda.

Në këtë moment ka nisur edhe një përplasje fizike mes tyre. Të dy krerët e partive politike akuzuan njëri-tjetrin për nisjen e dhunës.

Nga ana tjetër, Grida Duma shpërndau videon ku militantët e PD-së i drejtoheshin Ramës me thirrjet “Rama ik”, “Qen”, “Qen bir Qeni”.

“Duke ndodhur…”,- shkruan Duma bashkëngjitur videos.

https://youtu.be/VH7cdU-Erys

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.