E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qetsori surprizohet nga tre fëmijët e tij, përlotet
Lajme

Qetsori surprizohet nga tre fëmijët e tij, përlotet

Brenda në shtëpi Qetsori shpesh herë ka shprehur mallin për fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Ai ndoqi një klip me momentet kur ka folur për familjen e tij, ku ka përmendur disa nga momentet më të vështira dhe më të bukura me fëmijët e tij.

Gjatë klipit ai u përlot, nga malli për fëmijët.

Qetsori: Më kishte marrë malli sinqerisht. E vogla është dhurata e re që ka ardhur dhe pak e njohin. Për pak bën 3 vjeçe.

Qetsori u surprizua nga fëmijët e tij ,të cilët po prisnin në oborr. Fillimisht ai takoi djalin dhe vajzën e madhe e më pas, takoi edhe vajzën e vogël Hanën.

Gerti dhe Lorenci dalin nga shtëpia dhe tregijnë kush do jetë nê finale.

Pas daljes nga shtëpia, Gerti u shpreh se kur hyri, në shtëpi kishte shumë dinamika që ishin krijuar prej kohësh.

Gerti: Elvisi më është dukur shumë ndryshe brenda, njeri shumë i mirë. Të gjithë të mirë janë. Në finale mendojnë se do jenë Luizi, Nita, Dea dhe ndoshta Efi.

Lorenci: Dea, Kristi, Luizi dhe Efi.  

I pyetur nga moderatorja e programit Arbana Osmani për marrëdhënien e tij me Jorin, Gerti tha se Jori është vajzë shumë e kulturuar dhe e edukuar. Ai u shpreh se nuk ka një raport që po lind, por i pëlqente të kalonte kohë me të.

Lorenci: Edhe më vjen keq që dola, por realisht mezi e kam mbajtur veten dhe preferova të dal. Kur je i mbyllur brenda, për mua është shumë e vështirë. Unë isha përgatitur të dilja që kur doli Fotini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.