E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveri e zhytur në korrupsion në çdo sektor, Vasili : SPAK nuk vepron
Lajme

Qeveri e zhytur në korrupsion në çdo sektor, Vasili : SPAK nuk vepron

Me anë të një postimi në “Facebook”, Vasili u shpreh se qeveritarët nuk ndalen në vjedhjen me tenderët e ARRSH-së, pasi nuk ndëshkohen nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.

Duke ironizuar email-in e Sadri Abazit drejtuar Ramës, të publikuar nga “Panorama”, Vasili thotë se edhe ishdeputetë të Rilindjes e pranojnë lemerinë e vjedhjes me tenderët e rrugëve.

Sipas Vasilit, këto tenderë janë shndërruar në vjedhje skandaloze, të cilat jepen me 99% të vlerës.

“Batërdinë e vjedhjes së ARRSH-së me tenderët e rrugëve vetëm SPAK-u nuk e sheh! Për të qeshur e për të qarë vërtet, që edhe ish-deputetë rilindës e thonë vetë edhe me shkrim ketë lemerinë e vjedhjes ashiqare me tenderët e rrugëve. Por, babëzia e hajdutëve s’ka të sosur.

Tenderët e rrugëve qofshin ndërtim apo mirëmbajtje janë shndërruar në një vjedhje skandaloze ditën për diell. Tenderët, q\ jepen me 99% e kusur të vlerës janë bërë një vjedhje e përditshme.

Kosto ndërtimi rrugësh, që trefishohen janë fakt që ulërin. Tenderë ku 1 kilometër rrugë është deri dhjetë herë më i lartë se rrugët në Europë është një realitet vjedhjeje që as qeveria s’ka fuqi ta kundërshtojë. Edhe kompanitë kliente të dashura të qeverisë me emër e mbiemër i di gjithë Shqipëria, i di se si marrin tenderë me 99,7% të çmimit, që marrin koncesione dhe s’bëjnë asgjë dhe që vetëm ndajnë sheshit paratë me qeverinë.

I vetmi institucion që nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk vepron është SPAK-u. E vetmja garanci, që kjo vjedhje monstruoze me rrugët vazhdon përditë para syve të të gjithëve është: Pandëshkueshmëria, që vjen sepse SPAK-u nuk vepron”, shkroi Vasili në “Facebook”.

Zyrtari i PD: Qeveri e zhytur në korrupsion në çdo sektor

Denoncimi i korrupsionit me tenderët në Autoritetin Rrugor Shqiptar edhe nga socialistët për Partinë Demokratike është një alarm për situatën që ka krijuar qeveria e Kryeministrit Rama. Klevis Balliu reagoi dje përmes një postimi në “Facebook” në lidhje me lajmin e publikuar nga gazeta “Panorama” në lidhje me email-in qe ish-deputeti Sadri Abzai i kishte çuar kreut të qeverisë Edi Rama për procedurat klienteliste dhe korruptive që kishte ndjekur Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion në çdo sektor të saj. Korrupsioni ka arritur shifrat alarmante ku pas denoncimeve të opozitës apo dhe organizmave ndërkombëtare tashmë ndodh edhe ajo që nuk imagjinohej. Ish-deputetët e Edi Ramës ngrenë alarmin për korrupsionin në projektet rrugore të Shqipërisë. Mund të duket çudi, por edhe Sadri Abazi ka ngritur alarmin për klientelizëm në këtë sektor, ndërsa akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese në shpalljen e fituesve të tenderëve për mirëmbajtjen e disa akseve të ndryshme rrugore. Pikërisht për këtë çështje ai i ka shkruar një email të gjatë Kryeministrit, i cili është zbardhur në mediat, dhe ku flet për abuzime në tenderë, në procedura dhe në përzgjedhjen e kompanive fituese”, shkroi Klevis Balliu dje në rrjete sociale.

SKEMA KORRUPTIVE NË  TENDERAT e RRUGËVE

Deputeti ish-deputeti socialist në kryeqytet, Sadri Abazi, përmes një mesazhi që i ka dërguar me email Kryeministrit Rama, akuzonte Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese për të shpallur fituesit. Ish-deputeti i referohej procedurave të ndjekura nga ARSH-ja për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit.

Në email-in që socialisti i ka çuar Kryeministrit shprehet se fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive. “Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: ‘Mirëmbajtje me performancë të rrugëve, Rajoni Verior’ (e ndarë në 14 late) me fond limit 2.172.497.806 lekë pa TVSH, të reja), data e hapjes së ofertave për fazën e parë. ‘Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror (e ndarë në 10 Late) me fond limit 2.160.710.894 lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve Rajoni Jugor’ (e ndarë në 13 Late) me fond limit 2.008.497.824 Lekë pa TVSH (të reja), data e hapjes së ofertave për fazën I, lloji marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet), për herë të parë këto procedura tenderi u zhvilluan në dy faza. Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv. Është e çuditshme se si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë me zor janë kualifikuar dhe kanë fituar një kontratë, ndërsa ‘Aiko lmpex General Construction’ shoqërive të tjera, megjithëse ka pasur ofertën më të shtrenjtë financiare, u është dhënë.

Dhe abuzimi i ARRSH-së qëndron në faktin se në kriterin (i) çmimi më i ulët vendos pikët me diferenca të vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera vendos pikët maksimale për ‘Aiko Impex General Construction’ dhe pikët minimale për ofertuesit e tjerë, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit prej qindra milionë lekësh”, shkruan Abazi në email-in drejtuar Kryeministrit Rama.

PËRJASHTIMET

Dhënia e tenderëve në mënyrë korruptive te të preferuarit e drejtuesve të ARRSH-së, sipas ish-deputetit socialist, është gjysma e së “keqes”.

Duke u përjashtuar nga tenderi në fjalë, Autoriteti Rrugor i ka përjashtuar ata përfundimisht. Duket se llogaritë e ARRSH janë bërë në mënyrë të atillë që mirëmbajtja e rrugëve të jetë gjithmonë në të njëjtën dorë. Kjo ndodh përmes skemës që tenderi jepet për 4 vite, ndërsa kriter determinant është eksperienca në 3 vitet e fundit në këtë kategori punimesh.

Në një kohë që tenderi jepet vetëm te një dorë, atëherë edhe eksperiencën në tre vitet e fundit do ta kenë të njëjtët operatorë. Në këtë mënyrë, i bie që ose do të ketë shkëmbim aksesh mes firmave, ose do mbajnë të njëjtët të njëjtat akse.

“Akoma më abuziv është fakti që këto procedura prokurimi janë parashikuar për të lidhur kontrata 4-vjeçare dhe shoqëritë që skualifikohen në këtë moment objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur në ligjin nr.9643 ‘Për Prokurimin Publik’ është eksperienca e ngjashme vetëm vitet e fundit. Pra, të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë nuk mund të marrin më pjesë në procedurat me këtë objekt shërbimi.

ARRSH me këtë veprim po monopolizon këto tenderë”, përfundon ankesën e tij ish-deputeti socialist, i cili njihet si financues i Partisë Socialiste. Kujtojmë që jo pak herë janë denoncuar parregullsitë e firmës “Salillari” në punimet e mirëmbajtjes në rajonin e Jugut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.