Qeveria e Ballukut shpërdoron miliona €, s’gjen një biletë për një djalë gjeni
Një djalë 14-vjeçar nga Cërriku, Loris Qosja, fiton çmimin e parë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës dhe përfaqëson Shqipërinë me dinjitet absolut. Një talent i rrallë, një mendje brilante, një investim i gjallë për të ardhmen e këtij vendi.
Por shteti shqiptar nuk ishte aty.
Shpenzimet e udhëtimit u mbuluan pjesërisht nga Bashkia Cërrik, pjesërisht nga familja dhe në mënyrë simbolike por tronditëse edhe nga vetë mësuesja e Matematikës.
Qeveria? Ministritë? Fondet publike për ekselencën? Në askundin e “Lubive”.
Ndërkohë, miliona euro nga qeveria e Ballukut shpërndahen çdo ditë në koncesione të dyshimta, tendera pa garë dhe projekte që nuk prodhojnë as dije, as zhvillim, as shpresë. Paratë publike bëhen “rrush e kumbulla”, por për një fëmijë gjeni në matematikë nuk gjendet as një biletë avioni e denjë.
Ky është kontrasti i vërtetë i Shqipërisë së sotme: një shtet që financon mediokritetin dhe korrupsionin, por lë në mëshirë të fatit talentin, dijen dhe të ardhmen.
Dhe pastaj pyesim pse ikin të rinjtë.
Pse largohen mendjet më të ndritura.
Pse Shqipëria mbetet gjithmonë në vendnumëro.
Sepse ky vend nuk di ose nuk do të investojë tek e ardhmja e vet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



