Qeveria e El Salvadorit, me pranga në këmbë e duar, shikoni si mijëra të dënuar zhvendosen në një burg të madh
Qeveria e El Salvadorit zhvendosi mijëra anëtarë të dyshuar të bandës në një burg të madh, i cili sapo është hapur.
“Kjo do të jetë shtëpia e tyre e re, ku ata nuk do të mund të bëjnë më dëm për popullatën,” shkroi presidenti Nayib Bukele në Twitter.

Rreth 2,000 anëtarë të akuzuar të bandës u transferuan në burgun me kapacitet prej 40,000 personash, i konsideruar si më i madhi në Amerikë.

Në pamjet që mediat kanë publikuar shihen të burgosurit të cilët qëndrojnë të ulur në dysheme me duart e tyre pas kokave të rruara, të vendosura ngushtë së bashku, përpara se të dërgohen në qelitë e tyre.

Burgu ndodhet në Tecoluca, 74 kilometra në juglindje të kryeqytetit San Salvador dhe përfshin tetë ndërtesa. Secila ka 32 qeli prej rreth 100 metrash katrorë për të mbajtur “më shumë se 100” të burgosur, thotë qeveria.

Qelitë kanë vetëm dy lavamanë dhe dy tualete secila.

Presidenti Bukele i shpalli “luftë bandave” marsin e kaluar, duke miratuar masa emergjente të cilat janë zgjatur disa herë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



