E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria e Malit të Zi shpall 3 ditë zi kombëtare për masakrën në CETINJE
Lajme

Qeveria e Malit të Zi shpall 3 ditë zi kombëtare për masakrën në CETINJE

Duke filluar nga data 2 janar, Mali i Zi ka shpallur 3 ditë zie kombëtare, për shkak të tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.

Vendimi i qeverisë së Malit të Zi, vjen pas ngjarjes së rëndë, ku një person, Aco Martinoviç, autori i masakrës, vrau 12 persona, përfshirë fëmijë dhe anëtarë të familjes së tij.

Krimi ka ndodhur në pesë vendndodhje të ndryshme, në vendin e parë dhe të dytë janë vrarë katër persona, në të tretin dy fëmijë, ndërsa në zonën e katërt dhe të pestë nga një person

Autoritetet nuk kanë dhënë hollësi për motivet e mundshme të vrasjeve. Martinoviç ishte dënuar me kusht në vitin 2005 për sjellje të dhunshme me një vit burg, por nuk është konsideruar si person me interes për sigurinë.

Në vitin 2022, atij iu gjetën armë dhe eksploziv, për çka është dënuar në shkallën e parë me tre muaj burg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.