E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria e Ramës në dorë të Olsit
Uncategorized

Qeveria e Ramës në dorë të Olsit

Njëlloj si e Berishës në dorë të Argitës e Shkelzenit; si e Meta në dorë të Monikës e si bashkia “Basha” në dorë të Kunatit

Tashmë është bërë një histori e njohur në të gjitha qeverisjet shqiptare. Të gjithë të afërmit e kryeministrave, ministrave, zyrtarëve të lartë janë të pasur. Madje janë dhe bujarë, edhe dhurojnë toka, troje, bregdet, pyje, ullinj dhe mbi të gjitha banesa dhe makina. Për t’u habitur, vijnë pa brekë në bythë dhe bëhen të pasur. Vetë ata, zyrtarët, ministrat, kryeministrat apo deputetët janë të varfër. Për t’u habitur. Ndërkohë që të gjitha fijet e nëntokës së korrupsionit i lëvizin të afërmit e tyre. Pikërisht ata që duken të pasur në pamje të parë, dhe të përkorë në vijimësi. Njëri ka vëllain që “qeveris”, tjetri ka fëmijët, tjetri bashkëshorten, dhe dikush tjetër kunatin. Janë bërë proverbialë.

Le ti marrim me radhë.

Duke filluar nga fundi, kryeministri aktual Edi Rama. I cili ka një vëlla që ishte në SHBA. Themi ishte, sa kohë PS ishte në opozitë. Pastaj, me ardhjen në pushtet të Edit kthehet në Shqipëri. Dhe gjithçka kalon nga dora e Olsi Ramës. Që nga koncesionet, nga Spitalla e deri tek ato më të rëndësishmet që janë dhënë dhe priten e janë në proces. Duke marrë pjesën për gjithçka, madje dhe duke ndryshuar ligje në funksion të përfitimeve të ndryshme.

Olsi Rama ka pjesën e tij. Gjithnjë prapa kryeministrit, por dhe me “asistencën” e dy “Artanëve”. Që po i vijnë hakut këtij vendi. Dhe Rama përmes vëllait të tij Olsi, po çon para një traditë të të “parëve” të tij kryeministra.

Secili e ka në memorie faktin se nën qeverinë e Metës, kur ishte kryeministër apo kudo ku ka qënë, nuk lëvizte miza pa lejen e Monikës. Madje dhe kunatit të tij Drini Kryemadhi. Bënë lekë të paparë që në atë kohë, që me vizat si kreu i FRESSH e deri me rrugët, koncensionet dhe financimet e tjera të shtetit. Madje ishin të shquar edhe në fushën e heroinës e të kokainës.. Vijmë tek Berisha ku askush nuk merrte as koncesion, as tender dhe asgjë prej gjëje pa kaluar më parë te fëmijët e Saliut kryeministër, Argita Berisha Malltezi dhe Shkelzen Berisha.

Argita e kishte tarifën e saj “institucionale” të përqindjes në koncensione, rrugë dhe kudo, ndërsa Shkelzeni ishte zyrtarisht dhe me dokumente sekser i babait kryeministër. Me CEZ, me troje në bregdet. Të ndihmuar ndonjëherë dhe nga dhëndërri Jamarbër Malltezi. Vunë pasuri të paparë, vetëm Berisha ka mbetur i “varfër”.

Të vijmë te Lulzim Basha, ishte ministër, kryetar bashkie dhe tani është kryetar i PD, kandidat për kryeministër. Pas tij është Kunati. Proverbial deri në detaje.

Kunati bën të gjitha pazaret, që nga përqindjet kur ishte kryetar bashkie, ministër i rrugëve dhe i Brendshëm. Hyri dhe tek kanaçet dhe plehrat dhe bëri sherr me të vobektët romë që jetonin me atë zeje. Por Kunati i përzuri nga ish stacioni i trenit dhe nga kazanët e plehrave. I mori vetë. Ndërkohë që bëri dhe listën e kandidatëve për deputetë të PD  me lekë Kunati. Pra të gjithë janë njëlloj.

Që nga Berisha, Meta, Rama, Basha. Kanë secili afër një fëmijë ose të dy, një vëlla, gruan, ose kunatin. Thjeshtë dhe vetëm për të vjedhur paratë e taksapaguesve shqiptarë. Kështu vepron dhe Edi Rama me vëllain Olsi, që nga koncesionet e deri te FSHF që me njëmijë mënyra kërkon ta fusë në dorë. Jo se nuk duhet të ikë Armando Duka, por nuk duhet të vijë Olsi Rama. Mbetet në dorë të zotit që të shpëtojmë nga vëllezërit, fëmijët, gruaja dhe kunetërit e kryeministrave./Pamfleti.com

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.