Bëhet fjalë për ish-deputeten Erisa Xhixho e cila përmes një reagimi në rrjete sociale akuzon se qeveria kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarve, ndërkohë që sipas saj vjedhja e “parave të shqiptarve të vazhdojë, me 250 milion euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura”.
“Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarve. Nderkohë vjedhja e parave të shqiptarve të vazhdoj, me 250 milion euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura.
Me tendera sekret, nga ushqimet te letrat higjenike. Jemi në kushtet e një shteti në prag falimentimit. Qeveria të shprehet dhe ti tregojë Shqiptarëve në çfarë grope financiare e ka sjellë ekonominë e vendit, vjedhja vjedhja dhe vetëm vjedhja.
Kjo tregon dështimin dramatik kësaj qeverie. Sot maska, fasadat, propaganda kane rënë”, shkruan Xhixho në ‘facebook’.



