Qeveria hoqi faturimin mbi 800 kwh, KESH ble 34 MILIONË € energji për muajin Tetor me taksat tona
Edi Rama njoftoi sot heqjen e mbi-faturimit për fashën prej 800 kwh për familjet shqiptare. Vendimi i ardhur para zgjedhjeve lokale la qytetarët të surprizuar nga propaganda e qeverisë.
Ky vendim që do të detyronte qytetarët shqiptarë të paguanin mbi këtë fashë ishte njoftuar javë më parë teksa qeveria u angazhua në një fushatë për kursimin e energjisë elektrike ndërkohë që HEC-et janë plot.
Fushata që konsistoi në njoftime qesharake të ditura që nga stërgjyshërit tanë për kursimin e energjisë u shpalosën si masa ndërgjegjësuese nga ministrja e MIE Belinda Balluku dhe Drejtori i KESH Ergys Verdho.
Ky i fundit ka blerë energji për muajin tetor me vlerë 33,9 MILIONË EURO. Kjo alternativë do të kombinojë energjinë e prodhuar nga HEC-et në vend me energjinë e importit, teksa Rama deklaroi se mbulojnë 75% të prodhimit të energjisë në vend.
1 Megavat sot është blerë me çmimin e pikut në bursë për 455 Euro.
Bashkë me blerjet në muajt paraardhës, fatura që vendi ynë ka paguar për rrymë arrin në 330 MILION EURO.
Duke llogaritur kostot që nga fillimi i vitit fatura shkon në 295 MLN Euro shpenzim për blerje energjie, ndërsa për muajin shtator KESH ka shpenzuar 44 MILIONË EURO në treg të huaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



