E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria i hapi rrugën vaksinave kineze dhe ruse, mjeku Artan Koni: Ata që u bënë shkas për humbje kohe të çmuar…
Publik News

Qeveria i hapi rrugën vaksinave kineze dhe ruse, mjeku Artan Koni: Ata që u bënë shkas për humbje kohe të çmuar…

Mjeku Artan Koni ka reaguar pas lajmit se Qevderia ka miratuar Aktin Normativ me të cilin i hapet rrugë negociatave për vaksina me distributorë të autorizuar, ku nuk përjashtohen vaksinat ruse dhe kineze.

 

 

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku Koni citon anëtarë të komitetit tekonik të ekspertëve të cilët në media kanë kundërshtuar me idenë se “nuk mund te marrim vaksina qe nuk jane certifikuar nga EMA”.

Ndërkohë pas miratimit të këtij Akti Normativ, mjeku Koni ngre disa pyetje:

1- Perse ky akt normativ nuk e permend fare EMA-n, cfare ndryshoi?
2- A ndjejne anetaret e komitetit teknik ndonje keqardhje qe u bene shkas per humbje kohe te cmuar?
3- A ka ndonje nga ata qe ndjen pergjegjesi morale per jetet te cilat mund te ishin shpetuar nese do siguroheshin me heret keto vaksina?

POSTIMI I PLOTE

Pershendes vendimin e sotem qe i hap rruge negociatave per te blere me shume vaksina.

Personalisht kam rreth 6 muaj qe rekomandoj negociata per te marre vaksinat Ruse e Kineze. I gjendur perballe anetareve te komitetit teknik ne studio te ndryshme televizive, jam hasur shpesh me kundershtime te forta qe kishin ne thelb fjaline: “Ne nuk mund te marrim vaksina qe nuk jane certifikuar nga EMA”.

1- Perse ky akt normativ nuk e permend fare EMA-n, cfare ndryshoi?
2- A ndjejne anetaret e komitetit teknik ndonje keqardhje qe u bene shkas per humbje kohe te cmuar?
3- A ka ndonje nga ata qe ndjen pergjegjesi morale per jetet te cilat mund te ishin shpetuar nese do siguroheshin me heret keto vaksina?

Gjithsesi, me mire vone se kurre…por me vjen keq qe mbetem duke i bere te gjitha punet ne momentin e fundit. Do i rekomandoja te gjithe profesionisteve te mbajne qendrimet e tyre, pavaresisht kundershtimeve te momentit…sepse ne fund te dites e drejta triumfon mbi te padrejten, pergjegjesia morale qe kemi ndaj popullit tone mposht cdo interes politik te momentit !!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.