E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria i jep Agron Kapllanaj tenderin e radhës 2 milionë euro
Lajme

Qeveria i jep Agron Kapllanaj tenderin e radhës 2 milionë euro

Raportohet se Agron Kapllanaj, kandidati i PD-së për Mallakastrën në zgjedhjet e 14 majit, ka fituar një tjetër tender nga Qeveria pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Kompania “Shkëlqimi 07”, me administrator dhe ortak të vetëm Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, ka fituar një tender me vlerë 2 milionë euro nga ARRSH-ja për ndërtimin e një nyje lidhëse me autostradën në Bërzhitë.

Agron Kapllanaj ka përfituar shumë tendera nga Qeveria si një shpërblim për rolin e tij në PD-së së vulës, si kandidat dhe për të përçarë opozitën.

Sipas denoncimeve të bëra nga PD, Agron Kapllanaj ka marrë mbi 6 milionë euro nga “Rilindja” me tendera në vit. Ndërkaq, të dhënat e QKB-së dhe Thesarit të Shtetit tregojnë se firma “Shkëlqimi 07” ka fituar tendera me vlerë prej afro 32 milionë euro nga muaji nëntor 2013 deri më 31 dhjetor 2020.

Kompania e familjes Kapllanaj ka fituar shumicën e tenderëve në bashkitë dhe entet publike të zonës Vlorë-Fier-Lushnjë-Berat.

Përveç kësaj, emri i kompanisë është lidhur edhe me rindërtimin në zonën e 5 Majit, ku ka bashkëpunuar me dy kompani të tjera.

Ky tender i fundit nga ARRSH është shtuar në listën e akuzave për Agron Kapllanajn, të cilin opozita e akuzon për të përfituar shumë tendera nga Qeveria si shpërblim për rolin e tij politik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.