E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria i jep pension babit të Klodian Rashës
Lajme

Qeveria i jep pension babit të Klodian Rashës

Qeveria shqiptare ndërmjet dy vendimeve të miratuara, në datën 11 dhjetor dhe të mbajtura të fshehta, Këshilli i Ministrave ka aprovuar për familjen Rasha, e më saktë kryefamiljarin Qazim Rasha, një pension mujor prej 96 mijë lekësh.


Akti i parë i qeverisë është ai normativ, i cili ndryshoi ligjin për sigurimet shoqërore, ku parashikon shpërblimin për familjet që humbasin një pjesëtar aksidentalisht nga forcat ligjzbatuese.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”.

Për ta konkretizuar mbështetjen ndaj familjes së të ndjerit, qeveria ka miratuar një VKM, në të cilën autorizon të atin e Klodianit, Qazim Rashën, të tërheqë pensionin mujor.

Dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.