E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria ia  heq fondet Akademisë
Lajme

Qeveria ia heq fondet Akademisë

Kishte parashikuar 110,5 milionë lekë të rinj por Qeveria ka vendosur dje që të mos i akordojë asnjë fond Akademisë së Shkencave.

Mësohet se vendimi është marrë dje në mbledhjen e qeverisë, ndërsa projektbuxheti, tashmë, ndodhet në Parlament ku pritet të nisë procedurën parlamentare të diskutimit në komisione.

Burime nga qeveria pohuan se kishte qenë një lapsus burokratik akordimi i fondit për Akademinë e Shkencave, ndërsa ndërhyrja pritet të bëhet në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, përmes një propozimi nga një grup deputetësh për ta lënë Akademinë e Shkencave pa fonde, duke i kthyer akademikët në funksion honorifik, ndërsa administratën e saj të papunë, ose me vetadministrim.

Kjo është hera e parë në historinë e Akademisë së Shkencave që mbetet pa financim nga shtetit, ndërsa qeveria ka vendosur që fondet e saj t’u kalojnë universiteteve publike për të fuqizuar kërkimin shkencor.

Më 4 shtator të këtij viti, Gudar Beqiraj u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me 28 vota pro dhe 3 kundër. Ndërkohë, me 27 vota pro, Myzafer Korkuti u zgjodh nënkryetar i Akademisë së Shkencave.

Por pas debatit të ndezur për mënyrën se si u zhvilluan këto zgjedhje, Korkuti dha dorëheqjen. Pas profesor Artan Fugës, i cili e cilësoi farsë procesin zgjedhor për drejtimin e Akademisë, ishte Kryeministri Rama që bëri deklarata të fortë ndaj drejtuesve të këtij institucioni. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Edi Rama paralajmëroi se,

“Nëse nuk reformohet, Akademia e Shkencave nuk do të marrë më asnjë qindarkë nga buxheti e do të dorëzojë godinën! Prandaj, stop farsës”.

Por pas zgjedhjes së Gudar Beqirajt, në një reagim të dytë, Kryeministri tha se “Akademia zgjodhi farsën, ndaj do t’i hiqen fondet dhe ato do t’i shkojnë universitetit për kërkimet shkencore”. Debati mori përmasa politike kur Kryeministrit Rama iu përgjigjën partitë opozitare. Partia Demokratike, përmes deputetit të saj Luçiano Boçi, akuzoi drejtpërdrejt Ramën për mënyrën se si është “katandisur” ky institucion.

Edhe LSI-ja, përmes kreut të deputetëve Petrit Vasili, akuzoi Kryeministrin se e konceptoi debatin vetëm te godina e Akademisë dhe paratë, pa shfaqur asnjë vizion se si duhet të jetë institucioni më i rëndësishëm i shkencës në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.