Qeveria mbyll RTV Ora

Një rast i paprecedentë po ndodh me një media shqiptare e cila u gjobit një natë më parë me 20 milionë lekë për shkelje të aktit Normativ që përcakton numrin e personave në një studio televizive.
Bëhet fjalë për RTV Ora News, ku shkeljet janë konstatuar përkatësisht në emisionin “Tempora” dhe “360 Gradë”, ndërsa Inspektoriati Shëndetësor Shqiptar ka kërkuar mbylljen e Televizionit në fjalë pas gjobitjes nga ana e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA), me 20 milionë lekë.
Një ditë pas gjobitjes me 20 milionë lekë, ISHSH ndërmerr dhe një hap tjetër të rëndë duke kërkuar mbylljen e sinjalit të RTV Ora.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e medias shqiptare për shkaqe dhe rrethana të tilla ndërsa një akt i tillë është shqetësuas dhe alarmant për demokracinë dhe mënyrën se si po funksionon në Shqipëri. Thënë më thjeshtë, në vendin tonë mungesa e institucioneve më të larta të drejtësisë si funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe aaj të Lartë prej tere vitesh, ka bërë që njëfarë mënyrë, qeveria dhe autoritetet në varësi të tij, por edhe që i binden urdhërave të saj e jo domosdoshmërisht janë në varësi ligjore, ndërmarrin veprime që cënojnë rëndë demokracinë, lirinë e fjalës dhe medias.
Kujtojmë se një vendim i tillë mbase për shumë kënd ishte i pritshëm për aq kohë sa në Kuvend ka kaluar një ligj e ahtuquiajtur “Anti-Shpifje” e kritikuar gjerësisht në opinionin vebndas dhe ndërkombëtar.
Nga ana tjetër, dihen botërisht tashmë përplasjet e këtijj televizioni me qeverinë e sidomos me Bashkinë e Tiranës ku ka pasur shpesh edhe situata konfliktuale dhe akuzash të ndërsjellta e deri edhe përplaasje fizike e procese gjyqësore nga stafet përkatëse.
Demokracia e brishtë shqiptare ndodhet në një situatë akoma më të brishtë se ‘dje’ ndërsa liria e medias dhe shtypit është në pikën ku e vërteta kushton shtrenjt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



