Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes
Qeveria ka miratuar vendimin për aderimin e Shqipërisë në të ashtuquajturin “Bord i Paqes”, duke hedhur hapin e parë drejt anëtarësimit formal të vendit në këtë strukturë ndërkombëtare, pas ftesës së bërë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Pas vendimit të ekzekutivit, procesi kalon në Kuvendin e Shqipërisë, i cili do të ketë fjalën përfundimtare mbi miratimin e aderimit.
Sipas parashikimeve, çështja pritet të shqyrtohet dhe të hidhet në votim të martën e ardhshme, në një seancë të posaçme parlamentare.
Pak ditë më parë, Shqipëria mori ftesën zyrtare nga presidenti Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një nismë që synon përfshirjen e disa shteteve në diskutime dhe vendimmarrje mbi proceset e paqes në rajon.
Vendimi ka ngjallur interes dhe debat politik, ndërsa pritet që diskutimet në Kuvend të shoqërohen me qëndrime të ndryshme nga mazhoranca dhe opozita.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



