E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qeveria planifikon  t’i japë 1.2-miliardë lek INCENERATORIT  TË TIRANËS që nuk ekziston dhe të sekuestruar nga SPAK
Lajme

Qeveria planifikon t’i japë 1.2-miliardë lek INCENERATORIT TË TIRANËS që nuk ekziston dhe të sekuestruar nga SPAK

Qeveria miratoi në mbledhjen e saj të fundit projekt-buxhetin për vitin 2024, i cili pritet të diskutohet në Komisionet Parlamentare dhe më pas të miratohet nga Kuvendi.

Referuar projekt-buxhetit, në dispozicion për vitin e ardhshëm do të jenë 735.9 miliardë lekë. Nga këto, 1.2 miliardë lekë janë pagesat për inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston, shkruan CNA. Madje inceneratori i Tiranës është sekuestruar edhe nga SPAK, në kuadrin e hetimeve që po kryhen, ndërsa prokurorët tregohen të rezervuar lidhur me ecurinë e procedurave hetimore.

Por edhe pse nuk ka incenerator, kjo tashmë e faktuar me video e foto të publikuara, sërisht në buxheti parashikohet shuma prej 1.2 mld lekësh. Deri më tani në këtë “incenerator” janë derdhur rreth 110 mln euro, dhe sërisht vitin e ardhshëm do të derdhen edhe 1.2 mld lekë.

Në daljet publike, Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur projektet e inceneratorëve, pavarësisht se ka pranuar abuzimet që pas kurrizit të tij mund të kenë ndodhur me ato që i konsideroi si “shpëtimin” e vendit nga plehrat.

E bashkë me plehrat që depozitohen në vendet e përcaktuara për incenerator, groposen edhe miliarda lekë, të taksapaguesve shqiptarë, më të varfërit në Europë.

Ministria e Financave thotë se me këtë projektbuxhet mbështeten sektorët prioritarë si arsimi, shëndetësia, mbrojtja sociale, bujqësia, energjia si dhe infrastruktura. Në total investimet për vitin që vjen kapin shifrën e 1.2 miliardë euro.

Po ashtu në draft është specifikuar që për vitin që vjen do të jepen 77 milionë euro për bonusin e pensioneve dhe për indeksimin e pensioneve.

Ndërsa janë parashikuar 110 milionë euro që do të shkojnë për reformën e pagave që parashikon rritjen e rrogave për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimorë, punonjësit me grada dhe nëpunësit e administratës publike. Kjo rritje do të nisë nga 1 korriku i vitit 2024, ndërsa rritja tjetër kësaj kategorie iu bë në prill të këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.