Qeveria vazhdon të financojë për inceneratorët? Ministrja tregon pse nuk ndërpriten pagesat: Nëse do ta bënim do t’i shkaktonim dëm…
Ministra e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bëri me dije se kontratat e inceneratorëve do të vijojnë të zbatohen ashtu siç janë, pavarësisht hetimeve që po kryhen nga SPAK dhe arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.
Sipas ministres Balluku, nuk është detyrë e enteve shtetërorë të gjykojnë dosjet, por është detyrë e gjykatave. Ajo theksoi gjithashtu se ndërprerja e kontratave në këtë moment do t’i shkaktonte një dëm buxhetit të shtetit në Arbitrazh, ndaj dhe do të priten vendimet e gjykatave.
“Para së gjithash unë dua të qartësoj detyrat dhe përgjegjësitë e ministrisë që unë drejtor, dhe çdo ministrie tjetër dhe çdo enti shtetëror, ne nuk gjykojmë dosje. Ne zbatojmë kontratat, ne nuk marrim përsipër të gjykojmë dosjet dhe të themi kjo kontratë nuk vijon pasi ka disa persona nën hetim.
Deri në momentin që do të merren vendime për personat nën hetim ne do të vijojmë kontratat. Nëse do t’i ndërprisnim kontratat ne do t’i krijonim Shqipërisë një dëm në Arbitrazh. Pas dhënies së vendimit të gjykatave ne do t’i zbatojmë ato”, tha ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



