E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qumësht e djathë i dyshimtë, AKU kontrioll në markatën e Elbasanit
Lajme

Qumësht e djathë i dyshimtë, AKU kontrioll në markatën e Elbasanit

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit  në Elbasan ka ushtruar kontroll në tregun e hapur , në markatë, ku ka konstatuar disa subjekte që tregtonin produktet ushqimore me origjinë shtazore, pa asnjë  dokumentacion veterinar dhe fiskal.

Trupa inspektuese e AKU-së  bllokoi gjithsej 268 kg produkte qumështi (djathë kaçkavall, djathë i bardhë, gjalpë),8 kg mjaltë, 6 kg vaj ulliri.

Ndaj subjekteve me aktivitet specifik Tregtim bulmeti: “Demir Halili“, “Bukurosh Asllani”, “PerparimShahollari”, “Bukurosh Peza” dhe “Albana Peza” u morën masa administrative  gjithsej 5 gjoba në vlerë 600 000 lekë dhe 3 ndërprerje të menjëhershme të aktivitetit si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon  operatorët e biznesit ushqimor që të përmbushin kërkesat rregullatore, ndër të cilat është edhe verifikimi i produkteve që prodhojnë, përpunojnë, shpërndajnë apo nxjerrin në treg nëse janë apo jo në përputhje me kërkesat e sigurisë ushqimore dhe nëse i konstatojnë ti heqin menjëherë nga tregu dhe të informojnë menjëherë AKU si dhe të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra  çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail [email protected] si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”. Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.