E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen
Publik News

Qytetarët blejnë edhe aparatet për oksigjen

Situata pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” po shkon drejt një kaosi total shëndetësor. Qytetarët janë detyruar të sigurojnë ushqime, ilaçe madje dhe pajisje oksigjenimi për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Faktin tronditës e konfirmojnë këta dy qytetarë, teksa na tregojnë se një familjar i tyre po trajtohet në terapi intensive prej disa ditësh. Me një pajisje oksigjenimi në duar, ata po i drejtohen derës hyrëse të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Gjendja shëndetësore e familjarit të tyre është përkeqësuar, pasi siç pohojnë nuk i është ofruar oksigjenimi i rregullt. Në luftë me kohën dhe jetën, qytetarët po derdhin para për aparatura që strukturat shëndetësore që duhet të ishin siguruar nga autoritetet që në nisje të pandemisë.

Duhet marrë veç aparatura. Filtron ajrin, bën 1500 euro. Maskën e kam blerë 200 euro.

A keni garanci që aparati do të përdoret vetëm për prindin tuaj?

Nuk kemi fare besim. I çojmë ushqime dhe nuk e ushqejnë. Nuk merr vitaminat e duhura, i ka rënë imuniteti.

Paguaj çdo infermiere nga 50 mijë lekë. Prindi më thotë më merr të vdes në shtëpi.

Edhe kjo qytetare ka disa ditë që mundohet të marrë informacion për dy prindërit. Ajo ka udhëtuar nga Franca për t’iu gjendur pranë familjarit të saj.

Babain tim e mora qëparë me Viber. Ju e patë në çfarë gjendje ishte. Nuk shkon dot në tualet, nuk ka një infermiere që merret me të. Unë nuk e solla në këtë gjendje. Ata i kanë lënë aty dhe nuk merret njeri. I shohin që janë 69 vjeç dhe nuk u dhimbset. Ka temperaturë, nuk i japin ilaç. Të më thonë t’ia blej unë ilaçet të gjitha.

Fatin për t’u dërguar ushqim familjarëve e kanë vetëm ata që paguajnë si në recepsionet e hoteleve…

Në ambientet e spitalit Covid 2, efektivët e policisë dhe sigurimi privat kujdesen që media të mos filmojë dhe transmetojë dëshmitë e qytetarëve, shoqëruar edhe me kërcënime.

https://youtu.be/lhWYUku2mAc

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.