Qytetarët e Sarandës: Zhurmat dhe ndotja akustike jashtë normës
Ankesë nga qytetarët: “Saranda po shkulhet nga zhurmat, fëmijët nuk flenë, institucionet heshtin”
Një qytetar i Sarandës ka ngritur një shqetësim të fortë mbi situatën e zhurmave në qytet, duke e cilësuar gjendjen “të padurueshme” dhe jashtë çdo norme të lejuar. Në një mesazh të publikuar, ai përshkruan sesi muzika me volum ekstrem dëgjohet në çdo cep, duke u bërë torturuese për banorët.
“Fëmijët janë të lemerisur, nuk munden të flenë, ndërsa xhamat e dritareve dridhen sikur do të thyhen,” – shkruan ai.
Sipas denoncimit, edhe thirrjet drejtuar policisë kanë rezultuar të pafrytshme, pasi qytetarëve u është thënë të presin deri në orën 00:00 që muzika të ndalet. Qytetari shprehet i indinjuar se as Bashkia, që organizon ngjarje të tilla për përfitime, as policia dhe as ujësjellësi nuk po funksionojnë siç duhet – duke përmendur se në disa zona ka një muaj pa ujë.
“Kjo që po ndodh nuk mund të ndodhë në asnjë vend tjetër të botës,” përfundon denoncimi.
Situata ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e rendit publik, respektimin e normave të qetësisë dhe përgjegjësinë e institucioneve vendore ndaj qytetarëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



