Qytetarët festojnë ndërrimin e viteve, spektakël fishekzjarresh dhe koncert në Sheshin Skënderbej
Shumë qytetarë kanë festuar ndërrimin e viteve në shtëpitë e tyre pranë familjes, ndërsa shumë të tjerë pritën 2023-shin duke shijuar organizimin e Bashkisë së Tiranës në Sheshin Skënderbej.
Artistë të shumtë performuan në skenën e ngritur në qendër, ku mes tyre ishin Getoar Selimi, Ardit Çuni dhe Luana Vjollca.
Qindra qytetarë e pritën Vitin e Ri pikërisht në sheshin qendror të kryeqytetit duke shijuar koncertin muzikor që nisi në orën 22:30.
Urimit për shumë vjet Gëzuar i bashkohet edhe Gazeta Panorama, që së bashku me stafin e saj përcjell urimet me të mira për vitin 2023! Fat, Mbarësi dhe Begati në çdo familje shqiptare. GËZUAR 2023-shin!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



