E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë
Lajme

Qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 41-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit, të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, u mblodhën sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave të tyre largimi i kastës së vjetër politike dhe kreut të qeverisë Edi Rama.

“Politikanët e zhytyr në korrupsion nuk na përfaqësojnë ne, Edi Rama oa tradhtar me Shqipërinë mos bëj Pazar, Shqipëria kërkon revolucion”, ishin këto disa thirrjet e qytetarëve ditën e sotme.

Po ashtu ata ripërsëritën sloganet “Rama, dorëhiqu!”, “Poshtë qeveria!” dhe “Shqipëria është e qytetarëve”.

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa forca të shumta policie shoqërojnë itinerarin për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe qarkullimin në zonat ku kalojnë protestuesit.

Organizatorët kanë bërë të ditur se marshimi do të vijojë në rrugët e kryeqytetit, si pjesë e protestës së përditshme, duke ritheksuar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre, mes të cilave dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie teknike dhe ndryshime të thella politike e ligjore.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se ditën e nesërme, më 11 korrik do të zhvillohet një protestë kombëtare në Tiranë, duke u bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi t’i bashkohen tubimit. Sipas tyre, protesta do të shënojë një fazë të re të mobilizimit kundër qeverisë dhe po ashtu kanë paralajmëruar bojkot ndaj aktivitetit ku pritet të performojë reperi Kanye West.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.