E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët “nxinë” Veliajn me ofendime
Lajme

Qytetarët “nxinë” Veliajn me ofendime

Berisha: Këta janë heronjtë e ditës!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e së martës në SPAK për skandalet dhe aferat korruptive në Bashkinë e Tiranës.

“Lumë” ofendimesh ka pasur ndaj Veliajt nga qytetarë të ndryshëm, teksa ky i fundit është futur në ambientet e SPAK-ut.

Qytetarët i janë drejtuar me fjalët, “hajdut”, “plehrë” dhe “kriminel”.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shprehet në rrjetet sociale se këta qytetarë janë heronj të ditës.

“Ju lumtë qytetarëve! Heronjtë e ditës. E pritën hajdutin siç e meriton”, shprehet Berisha.

Veliaj u vu në siklet nga qytetarët dhe ka nxituar të hyjë brenda godinës, pa ndaluar të flasë për gazetarët.

Tashmë ai do të merret në pyetje nga agjentët e BKH-së.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.