E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët  të prekur nga mungesa e shërbimit në zyrat e “ALEAT” për pasaporta dhe karta identiteti
Lajme

Qytetarët të prekur nga mungesa e shërbimit në zyrat e “ALEAT” për pasaporta dhe karta identiteti

Një situatë alarmante ka prekur qytetarët që duhet të aplikojnë për pasaporta dhe karta identiteti në zyrat e kompanisë “ALEAT”. Zyrat janë jashtë shërbimit prej një jave, duke lënë qytetarët në vështirësi dhe pa zgjidhje për dokumentet e tyre të rëndësishme. Përveç kësaj, mungesa e këtij shërbimi po i dëmton emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, pasi pa dokumentet e nevojshme nuk mund të udhëtojnë dhe kryejnë punët e tyre.

Një qytetar nga bashkia Kamëz ka treguar për mediat se për një javë të tërë është në radhë çdo ditë në zyrat e “ALEAT” për të aplikuar për pasaportën e tij emergjente, por pa arritur të marrë asnjë zgjidhje. Ai shpreh shqetësimin e tij për situatën aktuale dhe ndërhyrjen e vonuar të autoriteteve për të zgjidhur problemin.

Një rëndësi e veçantë e dokumenteve të identifikimit është për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Shumë prej tyre janë të varur nga pasaportat dhe kartat e identitetit për të kryer udhëtime emergjente, përfshirë edhe vizita të ngutshme për familje ose për punë të rëndësishme. Mungesa e këtij shërbimi po u krijojnë dëme të mëdha dhe pengesa serioze në jetën e tyre të përditshme.

Në këtë kontekst, qytetarët tregojnë se janë detyruar të presin në radhë për një kohë të gjatë dhe këtë situatë e përjetuan në shumë zona të vendit, jo vetëm në Kamëz. Megjithatë, akoma nuk janë ndërmarë masa nga Autoriteti Kombëtar i Sherbimit të Identifikimit (AKSHI) dhe qeveria për të adresuar këtë problem dhe për të siguruar funksionimin e rregullt të shërbimeve të “ALEAT”. Por nga informacionet pranë zyrës së ministrit Taulant Balla u informuam se ALEAT ka patur një anomali në sistemin e prodhimit të pasaporave dhe nga nesër rifillon puna notmalisht për tu ofruar qytetarëve shërbimin./ Jonida Dusha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.