E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët vendosin lule në vendin ku humbi jetën 6-vjeçari në Shëngjin! Dëshmitari: Rruga nuk ka vija të bardha
Publik News

Qytetarët vendosin lule në vendin ku humbi jetën 6-vjeçari në Shëngjin! Dëshmitari: Rruga nuk ka vija të bardha

Një ditë pas aksidentit tragjik ku humbi jetën 6-vjeçari në Shëngjin, qytetarë të shumtë dhe familjarë kanë vendosur lule në kujtim të të miturit.

Mësohet se gjatë sezonit turistik, zona është e populluar dhe incidentet janë të vazhdueshme. Në këtë rrugë mungojnë dhe vizat e bardha për kalimin e këmbësorëve.

“Jam banor i kësaj lagjeje, situata është shumë e keqe në këtë rrugë, kalojnë makinat me shumë shpejtësi, s’ka barriera, s’ka vija të bardha, ne kemi fëmijë, unë dje sapo kalova me fëmijët e mi, hyra të dyqani, ndjeva një krismë, jemi shumë të tronditur prej kësaj ngjarjeje, kur kam parë fëmijën e vet nuk di se çfarë të them nëna dhe babai i vet duke ulëritur duke bërtitur, gjendja është tepër e rënduar, s’kam arritur…policia ka dhe nuk e di pse dje nuk kishte polic, dje se di pse nuk ka pasur. Në fund të fundit, faji nuk është i policisë, është faji i Bashkisë, apo i atyre që marrin taksat”, tha një dëshmitar.

Aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm (18 gusht) në qendër të qytetit të Shëngjinit. Një furgon i cili drejtohej nga Shtefjen Prenga ka përplasur 6-vjeçarin i cili ndërroi jetë në spital.

6-vjeçari ishte krah familjes së tij me origjinë nga Burreli kur për një moment është shkëputur nga prindërit, duke përfunduar nën rrotat e furgonit.

Ndërkohë ditën e sotme, policia e Lezhës njoftoi se ka arrestuar drejtuesin e furgonit që shkaktoi aksidentin 56-vjeçarin Sh Prenga.

Nëna e të miturit 6-vjeçar ka publikuar foton e të birit në rrjete sociale ku i ka bërë dhe një dedikim rrënqethës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.