E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetarët zhbllokojnë rrugët pas 3 orësh; incidente të lehta në disa zona
Lajme

Qytetarët zhbllokojnë rrugët pas 3 orësh; incidente të lehta në disa zona

Mbyllet pas 3 orësh protesta e opozitës. Demokratët këtë herë vendosën të protestojnë ndryshe, duke bllokuar akset kryesore të vendit.

Edhe pse flitet për mosbindje civile, këtë herë “mosbindja civile” ishte me orar dhe ata që u penalizuan ishin qytetarët dhe aspak qeveria. Kryeministri ka vijuar i qetë aktivitetin, pa e vënë shumë ujin në zjarr.

Akset që u bllokuan janë: “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.

PD mbyll “mosbindjen civile”, qytetarët zhbllokojnë

Bllokimi nisi në orën 17.00 dhe përfundoi pak para orën 20.00, duke u shoqëruar me incidente të lehta. Ai që shpalli përfundimin ishte Flamur Noka, i cili vijoi me sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë, kërkesa e tyre vijon të mbetet qeveria teknike.

Thuajse në të gjitha akset policia vendosi të mos ndërhyjë, duke lejuar protestuesit të bllokojnë rrugët.

Por në Elbasan pati një ndërhyrje nga policia pas orës 19.00. Efektivët arritën të largojnë qytetarët nga rruga dhe më pas u lejua qarkullimi. Në disa momente pati tensione, ku ndërhynë dhe deputetët e PD, si Tomor Alizoti dhe Edmond Spaho, por qarkullimi u hap.

Situatë tjetër e tensionuar ndodhi në Tiranë. Te zona e njohur i ish sheshi “Shqiponja”, policia u vu në gatishmëri. Forcat e FNSH dhe ato Shqiponja qëndruan për afro dy orë në distancë, por nga fundi u afruan pranë turmës. Kjo solli tensione, duke bërë që të ketë dhe përplasje. Më pas ndërhynë deputetët e PD të cilët akuzonin policët për provokime. Mes tyre ishin Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Albana Vokshi. Pavarësisht replikave, efektivët qëndruan ne distancë dhe shmangën ndërhyrjen me forcë.

PD mbyll “mosbindjen civile”, qytetarët zhbllokojnë

Edhe në Milot policia u vendos në formacion, por u shmang konfrontimi. Në zonat e tjera nuk pati incidente, përveç djegies së disa gomave në Durrës.  Sakaq, kanë nisur edhe shoqërimet e para në polici.

Tani mbet të shihet se cila do të jetë lëvizja e opozitës, pasi nëse vijohet me të tillë “mosbindje civile”, atëherë vështirë se ikën Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.