Qytetari ankohet tek Berisha: Materniteti i Durrësit pa ujë
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin denoncues të një qytetari nga Durrësi i cili thotë se në maternitetin e Durrësit mungon uji.
Ai shpreh shqetsimin e tij se gruaja e tij por edhe të tjera nuk kanë ku të lahen, ndërkohë që shton se banjoja është për faqe të zezë.
POSTIMI I BERISHËS:
Tronditese, materniteti i Durresit pa uje!
Lexoni mesazhin e prindit dixhital!
Miq, le ti urojme ne engjellit te vogel jete te gjate me plote shendet mbaresi e te mira se bashku me prinderit. Por le te denojme ne Noriegen, qe premtoi shendetesine falas por solli narkoshtetin e tij. sb
“Mirembrema Z Berisha,une edhe familja ime ju urojme shendet,ju edhe familjes suaj. Bashkshortja ime solli ne jete vajzen tone dje ne maternitetin e Durresit,sot gjithe diten materniteti nuk kishte uje,se Ku do lahen keto nena nuk e di.edhe dera kryesore ishte e mbyllur,duhet te kaloje rrethqark me hyre brenda.edhe banjoja eshte per faqe te zeze.poshte rilindja e qelbesirave”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



