E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari denoncon agjentët e krimeve
Publik News

Qytetari denoncon agjentët e krimeve

Isha me familjen, erdhën më kanosën dhe më ofenduan

Dy agjentë krimesh janë shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë, pas një denoncimi të ardhur nga qytetar që pretendon se efektivët e policisë e kanë kërcënuar dhe kanosur.

News 24 raporton se sipas denoncuesit, efektivët e policisë kanë qenë jashtë orarit të punës në momentin që e kanë kërcënuar.

Ai pretendon se ka qenë me makinë me familjarë të tij në zonën e Zogut të Zi, në momentin që agjentët e krimeve të komisariatit nr.1 kanë dalë nga automjeti i tyre privat dhe e kanë ofenduar.

Pas denoncimit të bërë nga qytetari në komisariatin nr.3, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një hetim në lidhje me rastin.

Dyshohet se së bashku me efektivët e policisë ka qenë edhe një person i tretë i cili nuk është shoqëruar ende në polici.

Pritet zhvillimi i hetimeve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen në fjalë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.