Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme se në shtëpinë e tij ka një të afërm që ka 6 ditë me temperaturë 40 dhe nuk i ka shkuar asnjë ekip mjekësor për ndihmë.
Duke folur live në emisionin e Eni Vasilit, qytetari është shprehur se ka kontaktuar numrin e Urgjencës 127 disa herë por ata nuk i kishin dërguar ekip mjekësor në shtëpi.
“Kam mikun 6 ditë me 40 temperaturë, nuk ka ardhur njeri në shtëpi. Kemi telefonuar 127 po nuk kanë ardhur gjithsesi”, u shpreh qytettari.
Më tej ai shtoi se kishte shkuar dhe në polici në pamundësi për të marrë ndihmë nga mjekët.
“Kemi shkuar dhe në polici na pritën shumë mirë,por prapë mjeku nuk erdhi”, shtoi i riu.



