E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari denonon: Bashkia Pogradec  po mbush gropat për fushatë elektorale dhe nuk shtron rrugën!
Denoncime

Qytetari denonon: Bashkia Pogradec po mbush gropat për fushatë elektorale dhe nuk shtron rrugën!

VIDEO

Zgjedhjet po afrojnë dhe kryetarët e Bashkive në vend kanë përveshur mëngët që punët e 4 viteve t’i kryejnë në prag të 14 majit. E ndonëse kujtohen me vonesë për banorët që me votat e tyre, po mbahen në pushtet, kryebashkiakët shkojnë akoma më tej dhe atë punë që bëjnë, e kryejnë vetëm për reklamë dhe për t’u hedhur hi syve qytetarëve në prag fushate në mënyrë që të zënë përsëri karrigen e kryebahskiakut.

Rrugët e degraduara janë një problem për shumë lagje, zona, fshatra në vend. Ndërkohë së fundmi një qytetar i Pogradecit ankohet për bashkinë e qytetit dhe kryetarin e saj, Ilir Xhakolli, që sipas tij nuk po i mban premtimet e bëra. Qytetari shkruan se kudo, rruga shtrohet me asfalt, ndërsa në Pogradec, Bashkia vetëm mbush gropat sa për të thënë që po punohet. Banori në Pogradec, shkruan se e gjithë bota ecën para, vetëm në Shqipëri ecin mbrapa.

Qytetari:

Premtimet nga bashkia e Pogradecit, nga do e shtrojme rrugen komplet ne mbushni vetem gropat , gjith bota ecen para vetem ne shqiperi ecin mbrapsht

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.