E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari që kaloi Covid-in i thotë Bashës e ka paguar 1.8 milion lekë: Kam një djalë në Angli, bleva 30 gjilpëra se dola para vdekjes
Publik News

Qytetari që kaloi Covid-in i thotë Bashës e ka paguar 1.8 milion lekë: Kam një djalë në Angli, bleva 30 gjilpëra se dola para vdekjes

Një qytetar që ka kaluar Covid-19 i ka treguar kreut të PD Lulzim Basha të gjitha vështirësitë që ka hasur në përballimin e kësaj sëmundje, dhe koston financiare të kurimit. Ai ka thënë se ka paguar 1.8 milion lekë të vjetra vetëm për gjilpëra.

Më tej, ai ka thënë se 127 nuk i ka ardhur në ndihmë por me ndihmën e mjekut të familjes ka marrë 30 gjilpëra dhe ilaçe të tjera, dhe të gjitha shpenzimet i ka bërë vetë.

“Në datë 18 shtator më ka përfshirë dhe mua Covid dhe të them të drejtën jam vënë deri para vdekjes. Më kanë përfshirë të gjitha simptomat. Temperaturë, kollë, mushkëri të bllokuara totalisht. Ishta gati për intubim. Telefonova 127 shtatë herë dhe nuk mu përgjigj kush. Ditën e 8 mu përgjigj një mjek dhe më tha që nuk ju shërbejmë ne por ISHP.

30 gjilpëra më kanë kushtuar 1.8 milion lek. Falë një djali që kam në Angli. Të gjitha me lekët e mija. Pa lëri kokrra. Falë atij djali që kam në Angli, e mjer ai që nuk ka djalë. Unë nuk e dua falas, po të paktën ti si shtet më thuaj ti do këtë këtë kët, dhe shko bleje”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.