E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Qytetari tregon kafen e fundit me viktimën në Bulqizë: E ngritën nga buka dhe e vranë me thikë jashtë shtëpie
Uncategorized

Qytetari tregon kafen e fundit me viktimën në Bulqizë: E ngritën nga buka dhe e vranë me thikë jashtë shtëpie

Një tjetër dëshmi tronditëse në lidhje me

krimit e rëndë në Bulqizë, ku një i ri u vra. Ngjarja ndodhi mbrëmë në fshatin Homesh të Bulqizës.
Në dëshminë e një prej bashkëfshatarëve të viktimës dhe autorit. Ai thotë se pak para se të ndodhte krimi kishte pirë kafe me viktimën, Dritan Manjanin.

“Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra.

Se di se çfarë ndodhi më pas. Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjys e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë dhe kur ka dalë i kanë shtirë me thikë dhe jo me kaçavidë siç kanë thënë. Kaq kisha unë”, thotë i prekur një prej banorëve të fshatit.

Banorët tregojnë se autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool. Ndërsa Dritan Manjani ndodhej në një tavolinë tjetër duke konsumuar kafe dhe mësohet se aty brenda ka patur një zënkë mes tyre.

Vetëm pak minuta më vonë, pranë banesës së viktimës kanë shkuar dy makina dhe i kanë rënë borive.

Në këtë moment ka dalë nga shtëpia Manjani i cili po konsumonte darkë me familjen dhe Dorjan Mema e ka goditur menjëherë.

“Ishin duke ngrënë dhe duke pirë. Ne pimë kafe me viktimën në tavolinë tjetër. Ishin 5 vetë prej atyre, edhe Dorjan Dema. Unë me viktimën isha në një tavolinë tjetër, po pinim kafe. Unë u largova, viktima mbeti atje. Kanë pasur sherre. Ka nisur konflikti në lokal. E kanë kërkuar te shtëpia në 9 e 30. Ka qenë duke ngrëne buke, aty e kanë qëlluar me thikë, jo me kaçavidë”, u shpreh një prej banorëve që ka qenë në kafe me viktimën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.